Apeli i banorëve në Bushat, ura e dëmtuar e pa mbrojtëse, rrezik për jetën

Ura në fshatin Bushat e ndërtuar 35 vite më parë po degradohet çdo ditë e më shumë ndërsa në mot me shi e borë është pothuajse e pakalueshme. Rreth 470 banorë dhe 50 mjete të vogla kalojnë çdo ditë mbi urën e ngushtuar dhe pa mbrojtëse anësore, duke perbere nje rrezik real si per mjetet ashtu edhe për njerëzit që kalojnë aty çdo ditë.