Apeli i Çelës për prokurorët: Hetoni me iniciativë krimin ekonomik dhe pasuritë

Kryeprokurori i vendit Olsian Çela gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit dhe prokurorët e Korçës iu ka kërkuar atyre që të hetojnë me iniciativë krimet në sferën ekonomike dhe pasuritë.

Ai ka deklaruar se nuk duhet pritur vetëm nga kallëzimet, por duhet vlerësuar çdo informacion apo denoncim që vjen edhe nga mediat.