Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Apeli i ekspertëve: Masat për të mbrojtur lëkurën nga temperaturat e larta

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 12:52 | Sociale
Apeli i ekspertëve: Masat për të mbrojtur lëkurën nga

Temperaturat e larta kanë shtuar dyndjet drejt plazheve, por ndonjëherë qëllimi për t’i shpëtuar të nxehtit, kthehet në problematikë për shëndetin, pasi ekspozimi në diell sjell dëmtime serioze të lëkurës. Mjekja dermatologe, Blerta Gjoni ka një mesazh për çdokënd që zgjedh plazhin si alternativë arratisjeje nga vapa, apo për të tjerët që vijojnë aktivitetin e përditshëm në ambiente të hapura.

“Duhet të ruhen në maksimum, masat mbrojtëse: kremi mbrojtës, evitimi i diellit në rastet e pikut, kapele, çadra veshje të bardhë, të hidratohen sa më shumë,  

Po në rastet kur lëkura është djegur, si duhet vepruar?

“Larje e shpejtë me ujë të freskët, kompresa me ujëra termalë dhe kremra, ose t’i drejtohen dermatologut në zonat më të afërta nëse nevojitet trajtim më i specializuar”.

Të tjera probleme të lëkurës, sipas specialistëve, shfaqen edhe nga pickimi i insekteve, kryesisht në plazhet ku ka pemë dhe shkurre në afërsi.

Edhe pse dezinsektimi i nisur në disa zona, duhen marrë masa nga pushuesit që t’i shmangin këto shqetësime. Gjithashtu, sipas dermatologëve, edhe konsumimi i ushqimeve të papërshtatshme sjell probleme për lëkurën, ndaj duhet treguar kujdes edhe në këtë aspekt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli