Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Apeli i mjekëve: Mos çoni dëm sakrificën, respektoni masat!

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 16:47 | Aktualitet
Apeli i mjekëve: Mos çoni dëm sakrificën, respektoni

Në ditën me numrin më të lartë të rasteve të reja, mjekët infeksionistë dhe Ministrja e Shëndetësisë i kanë bërë thirrje popullatës të vijojnë respektimin e masave dhe distancimit fizik.

Ata theksojnë se mungesa e kujdesit nga ana e qytetarëve ka rritur jo vetëm të prekurit, por edhe shtrimet në shërbimin infektiv.

Mjekët kanë dhënë dhe lajmin e mirë se një pacient 71-vjeçar ka dalë nga intubimi. “Si shefe e shërbimit, duke qëndruar ditë dhe natë me pacientët, ju informoj se numri i personave është shtuar gjatë tre katër ditëve të fundit”, shprehet Najada Çomo, shefe e Infektivit.

“Njerëzit nuk duhet ta ulin vëmendjen ndaj përkujdesit ndaj vetes, të sjelljes. Të mos harrojmë normat e fituara gjatë vetizolimit”, thotë Tritan Kalo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu