Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Apeli i Posaçëm kthen për rigjykim çështjen “Tahiri”. Ish-ministri: Nuk kam bërë asnjë faj

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 13:31 | Kronikë

Gjykata Posaçme e Apelit kthen për rigjykim çështjen e Saimir Tahirit. Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme arsyetoi që në Shkallën e Parë ishin bërë gabime procedurale, për këtë arsye ajo di të rigjykohet nga një trupë tjetër.

Një nga këto problematike ishte rikualifikimi i veprës penale. Në nisje të procesit Tahiri akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, por në përfundim Gjykata vendosi ta ndryshonte veprën në “shpërdorim detyre” dhe ta shpallte fajtor. Dosja do të rinisë procedurat nga fillimi, çka do të shtyjë me disa muaj mbylljen e kësaj çështjeje.

Sipas Apelit, pretendimi i ngritur nga Tahiri se po gjykohet për të njëjtat vepra të hetuara dhe gjykuara nga drejtësia italiane nuk qëndron.

https://a2news.com/2020/06/26/tahiri-nuk-kam-bere-asnje-faj-lashe-dhe-postin-e-deputetit-jo-si-vemjet-e-tjera/

“Duke iu referuar aktit të njoftimit të akuzës, seancës paraprake dhe vendimit përfundimtar, Apeli vlerëson se janë shkelur dispozitat e nenit 375 të Kodit te Procedurës penale për "ndryshimin të cilësimit juridik të veprës penale". Gjykata e Shkallës së Parë ka ngritur një akuzë të te, por nuk i ka lënë kohë të pandehurve të njihen me të, të mbrohen apo të paraqesin prova të reja.

Prokurorët nuk kanë hetuar Tahirin për tri episode të kultivimit te narkotikëve, por  i janë referuar, sipas tyre, për të provuar ekzistencën e grupit kriminal.

Për këto shkaqe, Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe kthimin e dosjes për gjykim në të njëjtën gjykatë me një treshe të re”

Gjykata e Posaçme e Apelit
https://a2news.com/2019/10/28/shfajesimi-i-ish-ministrit-pikat-e-erreta-te-marredhenies-tahiri-habilaj/

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu vendimin pas ndryshimit të përbërjes së trupit gjykues, pas shkarkimit nga vetingu gjatë javës së kaluar të anëtares Nure Dreni. Ajo u zëvendësua në treshe me gjyqtarin Dhimitër Lara, i cili kërkoi më shumë kohë për t'u njohur me dosjen. Në Apelin e Posaçëm, Tahiri kërkon rrëzimin e çdo akuze të ngritur ndaj tij dhe deklarim të pafajshëm.

Ndërsa prokurorët e SPAK mbajnë qëndrimin e shfaqur në Shkallën e Parë, dënimin e Tahirit dhe Jaeld Çelës për “trafik droge” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Në Shkallën e Parë ish-ministri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”, por dënimi u zëvendësua me lënien e tij në “shërbim prove” për një periudhë 3-vjeçare.  

https://a2news.com/video/tahiri-dalin-pergjimet-mes-xhaxhait-te-ish-ministrit-dhe-habilajve/

Në shkallën e parë, ish-ministri i Brendshëm u dënua me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Ky vendim u konvertua me gjykim të shkurtuar në 3,4 vite shërbim prove. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Por të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria, nuk pranuan dënimin me 3,4 vite shërbim prove dhe e apeluan në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

https://a2news.com/2020/05/29/moisi-habilaj-del-nga-burgu-por-nuk-do-te-kthehet-ne-shqiperi/
https://a2news.com/2020/01/14/gjykimet-e-nje-dekade-si-i-peshoi-drejtesia-akuzat-ndaj-politikaneve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë