Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Apeli i Posaçëm kthen për rigjykim çështjen “Tahiri”

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 13:57 | Aktualitet

Gjykata Posaçme e Apelit kthen për rigjykim çështjen e Saimir Tahirit. Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme arsyetoi që në Shkallën e Parë ishin bërë gabime procedurale, për këtë arsye ajo di të rigjykohet nga një trupë tjetër. Një nga këto problematike ishte rikualifikimi i veprës penale. Në nisje të procesit Tahiri akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, por në përfundim Gjykata vendosi ta ndryshonte veprën në “shpërdorim detyre” dhe ta shpallte fajtor. Dosja do të rinisë procedurat nga fillimi, çka do të shtyjë me disa muaj mbylljen e kësaj çështjeje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu