“Apeli të shprehet për çështjen e PD-së, në të kundërt rrezikohet përplasje brenda opozitës”
“Si qytetar i këtij vendi, unë mendoj se Gjykata e Apelit duhet patjetër të shprehet, të marrë një vendim, pavarësisht paragjykimeve apo presioneve që mund të ketë pavarësisht rezultatit. Vonesat do të sjellin përplasje, mosnjohje të rezultatit, problematika që dëmtojnë zgjedhësin shqiptar. Këtë herë nuk do të kemi një përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, por rrezikojmë të kemi përplasje edhe brenda opozitës edhe atyre forcave që do të jenë më vigjilente për të mbrojtur votën apo për të siguruar një standard të pranueshëm”. Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Erjon Tase, Drejtor i Akademisë së Studimeve Politike, teksa foli për çështjen e PD-së në gjykatë dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.