Aplikimet për rindërtimin, fluks në sportele, edhe dy ditë afat

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e aplikimeve për përfitimin e granteve të rindërtimit, ende shumë banorë të prekur nuk kanë mundur të përfundojnë plotësimin e formularit.

Pranë sporteleve të Njësisë Bashkiake numër 6 në kryeqytet që përfshin banesat e dëmtuara në Kombinat dhe në zonat përreth, janë krijuar radhë të gjata. Banorët deklarojnë se po përballen me vonesa dhe zvarritje të procedurave për aplikimin në platformë.