Apple si Netflix dhe Amazon, vjen me shërbim video

Gjigandi i teknologjisë, Apple, ka lajmëruar një event më datë 25 mars në zyrat e tij qendrore në Cupertino të Kalifornisë, ku pritet të lançojë një shërbim video dhe televizioni. Kompania amerikane duket se do të ndjekë hapat e rivalëve Netflix dhe Amazon, duke krijuar një shërbim të ngjashëm, që do të ofrojë filma e seriale në bazë të abonimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN