Arben Malaj zbulon në A2 Business Week të ardhmen e tij pas 25 prillit

Ish ministri i Financave, Arben Malaj tregoi në A2 Business Week se ndonëse fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit është duke nisur ai nuk do të jetë më pjesë e angazhimeve politike.

Malaj zbuloi se nuk do të jetë pjesë e kësaj gare dhe shtoi se parapëlqen që t’u hapë rrugë të rinjve ambiciozë, për të cilët sipas tij ka ardhur koha.