Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arben Shkodra ngre shqetësimet e prodhuesve. Shalsi: Po diskutohet për riskedulim nga e para të kredive

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 21:06 | Ekonomi
Arben Shkodra ngre shqetësimet e prodhuesve. Shalsi: Po diskutohet për

Në A2 Business Week, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ishte përballë Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, ku u ngritën shqetësimet e sektorit prodhues.

“Ajo që po ndjen industria prodhuese sot është fillimi i mungesës së likuiditetit konsistent, e cila kthehet në pamundësi për të paguar pagat, kontributet shoqërore, taksat. Kanë filluar problemet me largimin e punës të punonjësve, probleme me importin. Më e rëndësishmja është problematika e tregjeve të jashtme sa i përket eksportit. Ne kërkojmë nga qeveria që të mos t’i thotë sot dhe pas 2 muajve t’i nxjerrë si akte sepse Rama ka dalë para 10 ditësh për një garanci sovrane, por ne ende nuk kemi marrë një draft të shkruar.

Ajo që po mungon me kryeministrin, është dialogu i vërtetë me ne. Janë të rëndësishme tryezat teknike që ne të diskutojmë. Po futemi në fazën e rikthimit në punë dhe rikthimi në punë po na gjen me vende boshë në punë, me mungesë likuiditeti, me problematika në eksport. Unë mendoj se ka ardhur koha që Këshilli Ekonomik Kombëtar të jetë një nga tryezat më të rëndësishme që të na japë panoramën e ekonomisë shqiptare pas Covid-19”, u shpreh Shkodra.

Ndërkohë, ministri Shalsi reagoi duke thënë se nuk kanë munguar konsultimet, debatet dhe as ofrimi i qasjeve të ndryshme, ndërsa theksoi se po diskutohet që të bëhet një riskedulim të kredive. “Biznesi ka kërkesa dhe ka arsye në këtë situatë, nga ana tjetër i kemi shtrirë këmbët sa në lejon jorgani. Me garancinë sovrane, ne kemi njoftuar bankat, të cilat po i afrojnë duke i mbuluar me interesin. Nuk ka më interes. Kjo ishte një kërkesë dhe nevojë e biznesit. Së dyti, mos prisni që të funksionojnë gjërat normalisht. Nga momenti që merret vendimi në parim edhe ne do të donim që të nesërmen të bëhej e mundur. Por, gjatë negociatave me sistemin bankar, të cilat kanë pavarësinë e tyre, doli e nevojshme që nuk do të vlente garancia. Vetëm dje në darkë, në një bisedë që kam pasur me disa miq në Bankën Evropiane, po diskutohet një qasje e re me biznesin. Një klient, po të shkojë në bakë, është i shlyer në këste dhe në interesa, por duke e marrë në konsideratë sa e paqartë është e ardhmja është krejtësisht e pamjaftueshme. Nuk është çështje shtyrje interesash. Po diskutohet për riskedulim nga e para e kredisë. Por nuk mund të ketë një zgjidhje shqiptarçe pa disa vendime të mëdha, pasi kjo është një krizë globale”, tha ministri Shalsi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë