Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arka e shtetit, të ardhurat larg planit edhe në gusht

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 19:16 | Ekonomi

Gropa në arkën e shtetit arriti në 60 milionë dollarë pas 8 muajsh mosrealizimi të ardhurash, teksa as aksioni i ri kundër informalitetit nuk ka arritur të përmirësojë bilancin nga tatimet dhe doganat.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, muaji gusht rezultoi një nga më të dobwtit për buxhetin, duke mbledhur vetëm 40 miliardë lekë, apo 2.4 miliardë lekë më pak se planifikimi.

Sipas ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Artur Papajani, shifrat do të ishin më dramatike, nëse nuk do të ishin mbështetur nga të ardhurat e dividentit dhe Tatimi mbi Fitimin i kompanive.

Rënia e të ardhurave gjatë sezonit veror tregon se fitimet reale nga turizmi ishin nën pretendimet e qeverisë. Ndërkohë që ecuria e dobët e arkëtimeve nga TVSH-ja, shihet si një tregues i konsumit të dobët dhe gjendjes së rënduar të ekonomisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani