Arkitekti: Teatri i ri? Duket një sallë konferencash, për mbledhje partie

Arkitekti Astrit Seranaj, pjesë e Aleancës për Teatrin, bën një vlerësim për protestën e sotme, por edhe për iniciativat ligjore që pritet të ndërmerren mbi ekspertizat që kanë mundësuar shembjen e godinës së Teatrit. Por arkitekti gjykon si problematike edhe teknikisht projektin e teatrit ë ri, që sipas tij nuk i shërben mirë funksionit, ndërkohë që Teatri i shembur mund të rikonstruktohej.