Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Arrestimi i gjykatëses, Yuri Kim: Mos dëgjoni propagandën, shikoni punën e SPAK

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 14:40 | Aktualitet
Arrestimi i gjykatëses, Yuri Kim: Mos dëgjoni propagandën,

Nga Durrësi, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, u bëri thirrje qytetarëve që të mos dëgjojnë propagandën, por të shohin punën që institucionet e drejtësisë janë duke bërë.

“Për këtë arsye, reforma në drejtësi është e rëndësishme, nuk është një çështje morale, por është një çështje biznesi. Për të gjitha ata skeptikë që kanë thënë se reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur, që SPAK nuk do të funksionojë asnjëherë, kam një lajm për ju: E keni gabim. Do të doja të shikonit të gjithë hapat që ka ndërmarrë SPAK, duke përfshirë edhe rastin e sotëm në Krujë. Fokusohuni në fakte, shihini çfarë është duke bërë SPAK, se çfarë është duke bërë policia dhe mos lejoni të shpërqendroheni nga propaganda.

https://a2news.com/2021/02/11/spak-mesyn-ne-gjykaten-e-krujes-arrestohet-gjyqtarja-enkeleida-hoxha/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Vazhdoj ta theksoj këtë pikë, votuesit shqiptarë e meritojnë këtë. Kjo nuk është ajo që do ambasada amerikane apo SHBA, por është ajo që votuesit shqiptarë e meritojnë. Kështu që mbetet për t’u parë”, tha Yuri Kim.

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha dhe disa zyrtarë të gjykatës së Krujës u arrestuan mëngjesin e së enjtes, në bazë të një hetimi të nisur në SPAK. Gjyqtarja Enkeleda Hoxha është vënë në shënjestër kohët e fundit nga ILD, pasi akuzohet për lirimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit në vend, mes të cilëve dhe Endrit Doklen.

https://a2news.com/2021/02/11/prangosja-e-gjykateses-famekeqe-rama-lajm-i-shumepritur-per-te-gjithe-ne/

A2 CNN Livestream

Dita jonë