Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Arrestimi i Orges Bilbilit, shpallet në kërkim personi që jetonte me të prej dy muajsh

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 15:14 | Kronikë
Arrestimi i Orges Bilbilit, shpallet në kërkim personi që jetonte

Orges Bilbili jetonte në katin e fundit të pallatiti përballë shkollës “Niket Dardani”, së bashku me një tjetër person. Policia ndërkohë nuk ka mundur ta gjejë Anterio Kaloshin dhe e ka shpallur në kërkim.

Pas plagosjes, Orges Bilbilit iu sekuestrua një armë pistoletë Berretë. Ai u mbikqyr në Spitalin e Traumës, ndërsa pas marrjes në pyetje ai u tha hetuesve se kishte rreth dy muaj që qëndronte me qira në afërsi të shkollës “Niket Dardani”.

Apartamenti në katin e fundit ishte marrë nëpërmjet një personi të tretë, ndërsa Bilbili qëndronte i izoluar për shkak të pandemisë. Të premten, sapo doli nga pallati ku jetonte, ai u pikas nga efektivi pasi mbante në kokë kapuç. Pas kundërshtimit, Bilbili tentoi të largohej dhe nxori një pistoletë tip Berretë, të cilën ia drejtoi policit të “Shqiponjave”. Në këtë moment, kundërpërgjigjja e efektivit ishte e menjëhershme, duke e lënë të plagosur.

Orges Bilbili rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “Trafikim i narkotikëve”, si bashkëpunëtor i italianit Xhorxho Riformato. Po ashtu, ai dyshohet se, së bashku me Laert Haxhiun, vranë në vitin 2017 Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën, ndërsa në vitin 2010 ekzekutuan edhe Gerti Lalën. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli