Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Arrestohet në Mal të Zi i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 21:21 | Aktualitet

Është arrestuar në Malin e Zi personi që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Hekuran Billës, Viktor Marku. “Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit V. M., në Malin e Zi. Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit”, lexohet në njoftimin e policisë. Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, vrarë nga 40-vjeçari në vitin 2006 në Angli. Dje, Policia e Tiranës prangosi edhe 22-vjeçarin Sebastian Mali, nipi i Prel Markut, i cili dyshohet si i përfshirë në ekzekutimin e Billës. Hetuesit thanë se dy automjete të tjera, veç asaj të vrasësve që u dogj, morën pjesë si bashkëpunëtorë në zonën e Komunës së Parisit. Njëri prej tyre ka ndjekur Billën, ndërsa makina tjetër ka lajmëruar vrasësit se viktima ndodhej i parkuar pranë qendrës tregtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu