Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arsimi dhe rinia që largohet – “Absolut 4”

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 00:22 | Aktualitet

Mbi 140 mijë të rinj dhe të reja shqiptarë janë larguar nga vendi në dekadën e fundit, sipas raportit të përvitshëm “RINIA NË SHQIPËRI 2020”. Edhe më, sipas një sondazhi të organizuar nga “The Lancet”, 285 mijë të rinj të tjerë thonë se mezi presin të largohen nga Shqipëria. Thuajse 51% e të rinjve shqiptarë nuk janë as në punë, as në shkollë dhe ky është një rekord i vajtueshëm. “Po plaken, po vdesin, po largohen…”, ky ishte trinomi tingëllues i përdorur nga revista “The Economist” në nurmin e datës 22 gusht, vitin e kaluar. Po flisnin për Ballkanin Perëndimor. Po flisnin për ne kur shkruajtën se, me këto ritme, Shqipëria do të reduktohet me 26% të popullsisë deri në vitin 2050. Por, çfarë mund ta frenojë këtë rrjedhje dhe a është i gjithë largimi i të rinjve diçka e keqe? A do të kthehen një ditë disa prej tyre? Dhe për ata që mezi presin të ikin, a ka diçka që do t’i mbante këtu? Sot flasim për arsimin dhe rininë që largohet në Absolut 4. Të ftuarit tanë janë: Zv/minsitri i Arsimit, Olti Rrumbullaku Nga Partia Demokratike, profesor Ndriçim Mehmeti Migen Qiraxhi, nga “Qëndresa Qytetare” Analisti Julian Zylo Agerd Tafaj, student i Drejtësisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani