Arsimi i lartë, studentët shqiptarë “zbrazin”auditoret, preferojnë universitetet në Europë

Këtë vit, auditorët e universiteteve në Shqipëri do të kenë afro 124 mijë studentë. Sipas INSTAT, ky është numri më i ulët i pjesëmarrjes që prej vitit 2017, me 12% më pak studentë.

Amra Karini, është një prej maturanteve që ka vendosur të studiojë në Holandë, në degën Fizikë e Aplikuar. Marrjen e vendimit e kishte të lehtë, pasi nuk besonte së Shqipëria do t’i ofronte dijet që lakmon.