Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Arsimi profesional prioritet? Shifrat nuk e tregojnë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 15:48 | Ekonomi
Arsimi profesional prioritet? Shifrat nuk e tregojnë

Kryeministri Rama shpalli arsimin profesional si prioritet 4 vite më parë, por çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve? Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se të rinjtë shqiptarë janë pak të interesuar për zanatet.

Sipas INSTAT-it, numri i të diplomuarve në arsimin profesional ka pësuar rritje, por me ritme shumë të ngadalta. Për vitin akademik 2016-2017, janë diplomuar në arsimin profesional 5215 të rinj, me rritje vetëm 708 të rinj kundrejt vitit të kaluar. Ndërsa në periudhë 2015-2016 numri i të diplomuarve pësoi rënie.

Problemi kryesor që ka tregu i punës në Shqipëri është orientimi i dobët i të rinjve drejt nevojave të tij. E thënë ndryshe, ka mospërputhje të forta mes kërkesës dhe ofertës. Aktualisht, tregu i punës ka mangësi për zanate, ndërsa të rinjtë shqiptarë preferojnë universitetet, edhe pse më pas, me diplomë në xhep punojnë sërish në zanate, si kamerier.

Të rinjtë preferojnë universitetet, ja ku punësohen

Ndërkaq të dhënat zyrtare tregojnë se pjesa dërrmuese e të rinjve preferojnë universitetet. Po ku punësohen ata që marrin një diplomë? Grafiku që kemi hartuar tregon se 30% e të diplomuarve janë në sektorin biznes dhe ligj; në vend të dytë renditet shëndetësia me 14% të totalit të të diplomuarve, pasuar shkencat sociale dhe artet me 12% secila; me pas vijohet me arsimin, inxhinierinë, teknologjinë, shkencat natyrore dhe në fund bujqësia dhe shërbimet me 2%.

Të rinjtë: Arsimi profesional, më shumë mundësi punësimi

Të rinjtë janë të vetëdijshëm se punë mund të gjesh më lehtë me arsimin profesional se sa me një diplomë universiteti në xhep. Edhe pse shifrat tregojnë të kundërtën.

https://youtu.be/ebF7V4tn0tU

A2 CNN Livestream

Dita jonë