Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arta Dade: Në PS nuk ka garë reale, ka grupin parlamentar më të dobët ndër vite

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 15:45 | Politikë

Arta Dade,  ish kryetare e komisionit të jashtëm të Partisë Socialiste dhe një nga figurat historike të socialistëve, ishte e ftuar në A2.

Dade në studiot e A2 komentoi ngjarjet e fundit të diplomacisë shqiptare, me emërimin e mundshëm të kryeministrit Rama si Ministër të Jashtëm, si dhe gjendjen e Partisë Socialiste.

Për Daden, Ministria nuk mund të konsiderohet si një “aneks i parëndësishëm”,  duke shtuar që “mesa duket Rama nuk është shumë i shqetësuar për sfidat e integrimit, sepse shpesh herë përdoret për të justifikuar mosrealizimin”.

Sipas saj, sot që Maqedonia e ka zgjidhur problemin e emrit,  “do të shpërblehet me hapjen e negociatave, kurse Shqipëria edhe pse ka qenë e para në këtë proces, do të mbetet e fundit”.

Gent Cakaj? Dade nuk e njeh, edhe pse  e ka ndjekur Cnë disa filmime në Bruksel, ku mësova që ishte edhe kryenegociator për çështjen e integrimit, që është mangësi sepse kryenegociatorit duhet të jenë ekspertë nga jashtë politikës” . Sipas saj, ”Genti Cakaj nuk e ka ndjekur këtë proces nga afër”.

 Dade sulmoi edhe ngjarjet brenda Partisë Socialiste, ku sipas saj “nuk ka garë për të zgjedhur më të mirët”, edhe pse nuk ka keqardhje për mungesën në Parlament nga momenti që” grupi parlamentar i PS-së është më i dobëti ndër vite”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë