Arta Dade: Të largohet Rama, pse jo Braçe kryeministër

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, u shpreh në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos se nuk do ta miratonte dorëzimin e mandateve të opozitës, por në anën tjetër, ajo thotë se për t’i dhënë një zgjidhje situatës politike në vend të largohet Rama.

“Ambasadori italian tha sot se mazhoranca duhet të hedhë një hap për të zgjidhur problemin. Unë kam qenë me këtë variant, madje unë kam shkuar edhe më tej, duke thënë se Kryeministri duhet të largohet në mënyrë që ta zgjidhë dhe ta zhbllokojë këtë situatë. Të largohet si kryeministër jo se e kërkon opozita, por ka një intensitet shumë të lartë skandalesh. Vetëm njëra do të mjaftonte që një kryeministër në një vend demokratik të largohej dhe kostot e kësaj qeverie nuk ka pse i merr forca politike që mendohet se e ka mandatuar këtë qeveri.

Shkarkoni aplikacionin e A2