Arti i qeramikës, Vasillaq Kolevica, “i fundit” i këtij zanati në zhdukje

Një copë balte e kthen në një vepër arti me dy duar dhe një pajisje të thjeshtë rrotulluese. Vasillaq Kolevica është i vetmi qeramikëpunues në Korçë. Qyteti, si për ironi të fatit, edhe pse njihej si një nga trevat qe kishte shume ustallarë qeramike, tani krenohet vetëm me Kolevicën, i cili po mban gjallë artin e të punuarit të argjilës që e kthen në një objekt arti. Për Kolevicën, profesioni i tij është ndër të parët që njerëzimi ka përvetësuar. Edhe pse mund të duket i thjeshtë në pamje të parë, punimi i qeramikës kërkon shumë përkushtim dhe mund.

Shkarkoni aplikacionin e A2