Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Artim Shaqiri: 50% shanse, Partizani u la përshtypje azerëve

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 12:32 | Futboll
Artim Shaqiri: 50% shanse, Partizani u la përshtypje azerëve

Me një të kaluar të shkëlqyer si futbollist, ku ka luajtur në Premier Ligën angleze dhe tashmë në rolin e trajnerit, Artim Shaqiri analizoi duelin e Partizanit me Karabakun.

Sipas legjendës shqiptare të futbollit në Maqedoni, të kuqtë kanë 50 për qind shanse për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit.

Për A2 CNN, Shaqiri zbulon se drejtuesit e kampionëve të Azerbajxhanit u befasuan pozitivisht nga paraqitja e skuadrës së Partizanit, por edhe e disa elementëve në veçanti.

“Pash dy pjesë të ndryshme. Në të parën azerët dominuan totalisht, në pjesën e dytë Partizani e ndërroi lojën. Karabaku ka dominuar në Azerbajxhan në 10 vitet e fundit. Kjo është një ndeshje 50 me 50”, tha Shaqiri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë