“Artistët e së ardhmes” çelin sezonin artistik në Teatrin e Operas me një cikël koncertesh

Teatri i Operas dhe Baletit ka nisur punën. Këtë vit në shtëpinë e tyre artistike. Por Covid 19, na detyron t’i ndjekim koncertet e tyre nga larg.

“Ndërkohë që transportonim skenat, gardërobat, arkivin dhe të gjithë zhvendoseshim nga godina e Operas për t’i lënë hapësirë rikonstruksionit të teatrit, mes pikëpyetjeve të mëdha se ku dhe si do të akomodoheshin shfaqjet tona në vitet pa teatër, një projekt i rëndësishëm, me titull “Artistët e të Ardhmes” më rrinte çdo ditë përpara, në mendje dhe në tavolinën time të punës’, u shpreh Zana Çela.