Artistët në karantinë, Kumbaro: Duhet mbështetje financiare për kulturën

Mirela Kumbaro, ish-ministre e Kulturës, e cila në fjalimin e saj të fundit në Kuvend, tërhoqi vëmendjen te rëndësia e artit dhe kulturës, e cila u bë edhe më e dukshme në këto kohë pandemie.

Kumbaro kërkon më shumë ndihmë ekonomike për artin, temë për të cilën ajo diskutoi teksa ishte në një lidhje në Dita Jonë mëngjesin e së hënës.