As në punë dhe as të papunë

Punonjësit e fasonerive rezultojnë më të dëmtuarit nga ana ekonomike nga situata e pandemisë. Këta punonjës në shumë raste rezultojnë as të punësuar dhe as të papunë, rezultojnë të siguruar por pa paga ose me paga qesharake.

Të tillë janë edhe 250 punonjësit e një fasonerie këpucësh në qytetin e Vlorës. Pronari i fasonerisë nuk ka hequr punonjës nga puna. Por nga ana tjetër i ka paguar në bazë të orëve shumë të reduktuara që kanë punuar dhe për rrjedhojë punonjësit kanë marra paga të ulëta që variojnë nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë.