Asambleja e PS: 7 muaj analizë për zgjedhjet. Mungon kryeministri Rama

Ka zgjatur vetëm 30 minuta Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku morën pjesë rreth 400 anëtarë përmes platformës Zoom. Ajo që u vu re ishte mungesa e kryeministrit Rama, i cili ndodhet në Turqi për disa takime pune. Ndër vendimet e rëndësishme të Asamblesë ishin miratimi i projekt vendimeve për analizën e zgjedhjeve si dhe miratimi i mbajtjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm më 12 qershor.