Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Asambleja e PS-së, rikonfirmohen Dako dhe Sejdini si anëtarë

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 16:53 | Politikë
Asambleja e PS-së, rikonfirmohen Dako dhe Sejdini si anëtarë

Në Kongresin zgjedhor të Partisë Socialiste dolën dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Të zgjedhurit me votë nga delegatët e Kongresit janë 135, ku bie në sy rikonfirmimi i dy ish-kryebashkiakëve më jetëgjatë të Partisë Socialiste, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, ish-ambasadori në Turqi, Genti Gazheli, i larguar pas rastit të Alvin Berishës, apo dhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, janë gjithashtu mes të zgjedhurve.

Asambleja e re do të ketë më shumë femra, 45.2% e anëtarëve. Sipas njoftimit të Partisë Socialiste-së,  në Kongres votuan 1242 delegatë ose 85.3% e totalit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë