Asnjë ndërhyrje nga ajri, Sazani vijon të digjet prej më shumë se 48 orësh

Publikuar më: 6/6/2022, ora 16:06

Prej më shumëse 48 orësh zjarri ka vijuar të djegë çfarë ka gjetur përpara në pjesën lindore të ishullit të Sazanit në Vlorë. I favorizuar nga era si dhe nga bimësia e tharë, vatra e zjarrit nuk po njeh ndalim në orët e fundit. Nga ana tjetër përpjekjet e forcave zjarrfikëse të Vlorës atyre te ushtrisë dhe policisë, duket se nuk po arrijnë të vënë nën kontroll flakët. Ende nuk ka një reagim zyrtar të autoriteteve shtetërore se përse nuk realizohet ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll flakët, të cilat me sa duket mund të fiken nga dukuritë natyrore siç është shiu, ose do të përparojnë në varësi dhe drejtimit që përcakton era.