Asnjë ndihmë familjes Ujka, prej 4 vitesh jeton në rrënojat e ish-komunës

Në Sishtavec të Kukësit, zyrat e dikurshme të njësisë administrative janë tashmë rrënoja, por që prej katër vitesh në mënyrë paradoksale është edhe banesa e Minire Ujkës, e cila jeton aty së bashku me dy anëtarë të tjerë të familjes.