Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Asociacioni, detyrim ligjor", Escobar: Do të ndodhë me ose pa Kurtin, zgjedhjet para korrikut

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 14:15 | Kosova
"Asociacioni, detyrim ligjor", Escobar: Do të ndodhë me ose

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një detyrim ligjor për Kosovën. Një ditë pas vizitës në Prishtinë, ku nuk kurseu kritikat e ashpra për kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, përcolli mesazhe të forta për qeverinë e Kosovës edhe nga Beogradi.

Ai tha se situata në Veriun e vendit duhet të shtensionohet menjëherë dhe se nuk do të presë deri në fund të muajit korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Asociacioni është një kërkesë ligjore për qeverinë e Kosovës. Është në marrëveshjen e Brukselit, është në  konkluzionet e këshillit europian, është në marrëveshjen e Ohrit. Prandaj nuk është një marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë por mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj nëse Prishtina dëshiron të ecë përpara me integrimin duhet të formojë asociacionin. Do të ndodhë, por pyetja që ngrihet është; nëse do të ndodhë më këtë qeveri apo një qeveri të ardhshme.”

Escobar, i cili e kritikoi ashpër Kurtin për mungesë bashkëpunimi në shtensionimin e situatës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka siguruar se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për t’i bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet eventuale.

Sipas tij, kryetarët dhe policia e Kosvës duhet të tërhiqen, dhe që serbët të marrin pjesë në zgjedhje pa parakushte.

 "Sfida më e madhe për Serbinë është t'i bindë serbët që të kthehen në institucionet e Kosovës. Tani kjo është ajo ku unë mendoj se ne jemi në linjë me Serbinë. Ne duhet të sigurohemi se ata që marrin pjesë në zgjedhje dhe serbët që kthehen në institucione, janë të mirëpritur.”

Escobar shtoi më tej se diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vazhdojnë edhe pas largimit të këtij të fundit nga Beogradi.

Escobar tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, sepse “në rast se do t’ia kthenin shpinën atij, do t’ia kthenin shpinën Evropës”.

Escobar dhe Lajçak qëndruan, këtë të mërkurë, në Beograd, ku zhvilluan bisedime me presidentin Vuçiç. I dërguari i BE-së vlerësoi gatishmërinë e presidentit serb për të kontribuar në zbutjen e tensioneve në veri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani