“Ata hyjnë pa trokitur”, shfaqja që rrëfen diktaturën e shtëpive shqiptare nga “Shtëpia me gjethe”

Një shfaqje që është shkruar më shumë se dy dekada më parë, që është vënë në skenë disa herë brenda këtij 10-vjeçari, rikthehet sërish, por me mesazhe edhe më të forta.

“Ata hyjnë pa trokitur” është një jehonë për të reflektuar mbi të shkuarën, e këtë herë kjo thirrje artistike ka mbërritur nga “Shtëpia me gjethe”.