Ata vranë frikën! Demonstrata e parë antikomuniste dhe historitë e torturave – A2

Ata vranë frikën! Demonstrata e parë antikomuniste dhe historitë e torturave

Liria iu kish dhënë krahë, por këtë grup të rinjsh më 11 janar, e mbështetën vetëm miqtë. Sprova e parë e revoltës që kishte si thirrje lirinë kishte dështuar.

Më 11 janar në shesh nuk kishte më shumë se 100 persona. Atë mbrëmje, ata ndarë detyrat. Dinamiti ishte gjetur, mbetej vetëm të njoftonin shkodranët se të dielën, më 14 janar në shesh do të trembej frika. Xhiroja e Piazzës në Shkodër do të mbaronte në shesh, aty ku edhe do t’i jepnin fund regjimit diktatorial.