Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Atentat në Vlorë, zbulohet identiteti i 2 viktimave

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 12:21 | Aktualitet

Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri në autostradën Levan-Vlorë pranë fshatit Panaja. Mjeti ku udhëtonin viktimat është qëlluar në lëvizje. Viktima janë identifikuar si Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Ky i fundit është vëllai i Eduart Xhezos, autor i vrasjes se Arben Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur në vitin gusht të vitit 2019 në Vlorë. Ndërkohë, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë u gjet duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorëve. Nga kontrollet paraprake të automjetit, Policia në brendësi të tij gjeti 3 armë zjarri automatike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani