Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Atentati ndaj Çapjes, snajperi e vëzhgonte prej kohësh nga kodra përballë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 16:15 | Kronikë
Atentati ndaj Çapjes, snajperi e vëzhgonte prej kohësh nga

Ardjan Çapja, 55-vjeçari i qëlluar me snajper mëngjesin e së hënës, vëzhgohej prej kohësh. Hetuesit dyshojnë se lëvizjet e familjes Çapja bëheshin nga një ndërtesë e pabanuar në hyrje të Krastës, ndërsa kanë arritur të përcaktojnë dhe vendin se nga ku është qëlluar 55-vjeçari.

Në ndërtesën e pabanuar dykatëshe në hyrje të Krastës policia ka gjetur disa prova të cilat ngrenë dyshime për vëzhgimin e lëvizjeve të familjes Çapja.

Në ndërtesë janë gjetur bishta cigaresh, por edhe një zonë e cila ishte pastruar dhe vendosur disa tulla. Fillimisht u mendua se qitja mund të ishte bërë në këtë pikë, por më pas nga hetimet rezultoi se është bërë në një tjetër vendndodhje.

Prokuroria mendon se snajperi ka qëlluar pikërisht në këtë pikë në hyrje të kodrës së Krastës. Zona është e lartë, ndërsa ka fushëpamje të rrugës, në të cilën mendohet se ka dalë Ardian Çapja nga vila për në biznesin në pronësi të tij. Dyshohet se arma e kalibrit të lartë ka qenë e fiksuar në makinën, e cila dyshohet e vjedhur.

Ekspertët mendojnë se atentatori është i mirëpërgatitur si forcat komando apo ato RENEA, ndërsa ka llogaritur dhe shpejtësinë e erës, por ka gabuar vetëm në një detaj, atë të rrymave ajrore që shkakton gryka e Krastës.

Kjo ka rezultuar në goditjen e objektivit në shenjë, por jo duke e eliminuar atë. Nga ana tjetër, policia ka të dhëna se pranë vendit ku mendohet se është qëlluar me snajper është gjetur një xhup edhe një maskë, por të cilat janë marrë nga persona ende të paidentifikuar. Në të gjithë zonën janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndonëse u shoqëruan mbi 20 persona. 

https://a2news.com/2020/06/08/atentat-ardian-capjas-u-qellua-nga-mali-krastes-shpeton-me-plumb-ne-shpatull/
https://a2news.com/2020/06/08/nga-predha-antitank-te-snajperi-atentati-i-trete-kunder-ardian-capjas/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli