Atentati ndaj prokurorit Ndoja, policia zbardh ngjarjen, në kërkim dhe dy persona

Policia ka zbardhur atentatin e datës 1 nëntor 2019, ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Vënia në pranga të martën, e 29-vjeçarit Arjol Halilaj, ka zbardhur të gjithë mekanizmin dhe se cilët janë personat e përfshirë në atentat. Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni i forcave speciale pritet të prangosë edhe dy persona të tjerë, edhe ata të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje.