Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Atentati në autostradë, Policia mëson itinerarin e Iljaz Çalit, merret në pyetje një biznesmen

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 14:58 | Kronikë
Atentati në autostradë, Policia mëson itinerarin e Iljaz

Familjarët e Iljaz Çalit thanë për hetuesit se i afërmi i tyre, që mbeti i vrarë në atentatin e së dielës, nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë dhe se ai nuk ruhej. Gjatë marrjes në pyetje ata i thanë policisë se një tjetër biznesmen në fushën e kromit I kishte rreth 1 milionë euro borxh Çalit.

Për këtë grupi hetimor mori në pyetje 50-vjeçarin për të cilin familjarët kishin pretendime, por ai konfirmoi vetëm borxhin dhe jo shumën e pretenduar. Sipas biznesmenit ai i detyrohet Iljaz Çalit 350 mijë euro për shfrytëzimin e minierës së kromit ndërsa ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen.

https://a2news.com/2022/04/04/u-ekzekutua-ne-autostrade-kush-eshte-iljaz-cali-dhe-pistat-e-hetimit/

Hetuesit nga ana tjetër kanë sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie në segmentin Tiranë-Durrës për të mësuar më shumë lidhur me mjetin e atentatorëve. Dyshohet se 37-vjeçari ndiqej përgjatë gjithë kohës ndërsa nga informacionet e para mësohet se ai ka qenë në Tiranë dhe më pas është nisur drejt banesës.

Në makinën e të riut nuk u gjet asnjë send i dyshimtë por vetëm ushqime të blera në një nga supermarketet e kryeqytetit. Këtu hetuesit shpresojnë të mësojnë më shumë lidhur me atentatorët dhe itinerarin që ata kanë ndjekur duke verifikuar kamerat e sigurisë kur Iljaz Çali ka qenë në Tiranë, hyrjen për në autostradën Tiranë-Durrës e deri në momentin e atentatit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani