Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Atentati në Don Bosko, gjendet në Manzë makina e autorëve, brenda tre kallashnikovë

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 13:21 | Kronikë
Atentati në Don Bosko, gjendet në Manzë makina e autorëve,

Automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët gjatë atentatit më armë mbrëmjen e së dielës në Don Bosko, është gjetur i djegur në zonën e Bubqit.

Brenda makinës tip Bmw X5 policia sekuestroi dhe tre kallashnikovë. Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e së dielës nga një atentat me armë zjarri në një lokalin në Don Bosko, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën sanitarja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe një 10-vjeçare e cila mbeti e lënduar nga xhamat e thyer.

Konkretisht të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Mera, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Sahit Murati është xhaxhai i Fation Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Në vitin 2022, Murati u arrestua nga policia e Tiranës pasi shenjat e gishtërinjve të tij rezultonin në disa nga armët e sekuestruara në një shtëpi të marrë me qira nga një 25 vjeçar. Për rastin gjykata caktoi arrest me burg për të por që më pas vendimi u lehtësua në arrest shtëpie.

Pas atentatit të së dielës policia shkoi për kontroll në banesën e Muratit por që nuk e gjeti aty ndërsa dyshohet se ai është larguar jashtë Shqipërisë.

https://a2news.com/2023/03/12/bresheri-plumbash-drejt-lokalit-ne-tirane-vritet-nje-grua-5-te-plagosur/
https://a2news.com/2023/03/13/duhet-te-ishte-ne-arrest-shtepie-pronari-i-lokalit-te-sulmuar-me-arme-fatjon-murati-dyshohet-se-eshte-larguar-nga-shqiperia/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani