Athina me luftanije shumëmiliardëshe, Franca armatos Greqinë përballë kërcënimit turk

Greqia armatoset rëndë përballë kërcënimeve të vazhdueshme që vijnë nga fqinji Turqia. Qeveria e Athinës ka porositur 3 luftanije nga Franca, teksa shtetet u pajtuan që t’i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës në rast kërcënimi nga një palë e tretë.