Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Australia rihap kufijtë, familjet ribashkohen pas 18 muajsh ndarje

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 15:26 | Bota
Australia rihap kufijtë, familjet ribashkohen pas 18 muajsh ndarje

Përqafime dhe lot në aeroportin e Sidneit. Për herë të parë që prej shpërthimit të pandemisë, Australia lejoi qytetarë të vaksinuar të udhëtojnë lirisht, duke u dhënë mundësinë shumë familjeve të ritakohen.

“Kthimi në shtëpi ishte emocionues, por edhe plot ankth. Kam ardhur të takoj nënën time, e cila nuk është mirë”, shprehet një banor.

Pas 18 muajve me disa prej politikave më strikte kufitare në botë, që ndaluan shumicën e qytetarëve të riktheheshin në shtëpi, miliona australianë në Viktoria, Uellsin e ri jugor dhe Kanberra janë tani të lirë të udhëtojnë.

Një avion i Kantas Airwais nga Los Angeles, u ul në Sidnei në 06:00 të mëngjesit të së hënës, i pari në shumë muaj që lejoi australianët e vaksinuar të shkelnin në vend, pa iu nënshtruar karantinës.

“Shoqja ime ka ardhur të më marrë dhe po pres me padurim ta takoj. Po sot, do të rikthehem në punë”, thotë një banore.

Lehtësimi i masave lidhet me rritjen e nivelit të vaksinimit me më shumë se 80 për qind të qytetarëve mbi moshën 16-vjeçare që janë të vaksinuar plotësisht.

Australianët dhe rezidentët që jetojnë jashtë vendit mund të rikthehen. Shumica e turistëve, madje edhe ata të vaksinuarit, duhet të presin edhe pak, me përjashtim të neozelandezëve që lejohen të hyjnë nga kjo e hënë. Udhëtarët e pavaksinuar do të përballen me karantinë, ndërsa të gjithë të ardhurit do të duhet të tregojnë testin negativ.

A2 CNN Livestream

Dita jonë