Autizmi në pandemi, frika dhe vështirësitë e fëmijëve me spektër nga Covid-19

Pandemia e koronavirusit ishte sprova më e vështirë për fëmijët me autizëm. Frika për humbjen e prindërve, kujdestarëve të përjetshëm, depërtoi dhe tek ta, pavarësisht spektrit që kishin.

10-vjeçari Jamarbër Hoxha i diagnostikuar prej vitesh me autizëm, na tregon për frikën e dyfishtë pas infektimit të prindërve.

Gjenialiteti i Jamarbrit u pikas në moshën 1 vjeç e gjysmë kur nisi të lexonte libra. Në moshën 3-vjeçare specialistët konstatuan funksione të larta të tij brenda spektrit të autizmit.