Autori i raportit të “Freedom House” për Shqipërinë: Rënia buron nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008

Gjergji Vurmo, autor i raportit “Nations in Transit” për Freeom House, tha në një intervistë në Ditarin e A2, se për vitin 2019 është vërejtur një përkeqësim i demokracisë në Shqipëri, në dy dimensione. “Ka pasur përkeqësime në qeverisjen demokratike në nivel qendror dhe në proceset elektorale”, tha Vurmo.