Autori i vrasjes në Astir: Vilsoni më kërcënoi dhe më ofendoi nga familja – A2

Autori i vrasjes në Astir: Vilsoni më kërcënoi dhe më ofendoi nga familja

Noel Dishi, i cili dyshohet si autor për vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e “Astirit” në Tiranë, është lënë në burg me akuzën e “vrasje me dashje”.

Mësohet se Dishi u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës. Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda, por me shkrirjen e tyre dosja u kalua në Prokurorinë Durrës.