Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Avioni nga Lufta e Dytë Botërore ulet në mes të plazhistëve

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 10:48 | Bota

Një avion i periudhës së Luftës së Dytë Botërore bëri një ulje emergjente në mes të një plazhi të tejmbushur në Florida, duke vënë në rrezik serioz jetën e pushuesve.

Piloti i avionit me një motor, të tipit TBM Avenger, e rrëshqiti mjetin fluturues mbi sipërfaqen e ujit deri sa ai arriti të ndalonte.

Në videon e filmuar nga pushuesit shihet qartë sesi mjeti fluturues kalon mes kokave të pushuesve për të përfunduar më pas i përmbytur në det.

Si pasojë e këtij incidenti që erdhi si pasojë e një defekti mekanik nuk u shënua asnjë i lënduar. Sipas të dhënave, avioni i Luftës së Dytë Botërore ishte duke marrë pjesë në një shfaqje ajrore në plazhin Cocoa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë