Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Avokatët mblidhen për të vendosur fatin e kolegëve që thyen bojkotin

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 11:20 | Aktualitet
Avokatët mblidhen për të vendosur fatin e kolegëve që

Në ditën e 14 të bojkotit pa afat të seancave gjyqësore kundër hartës së re gjyqësore, Komiteti  Disiplinor i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë mblidhet për të shqyrtuar ankimet ndaj avokatëve që kanë thyer bojkotin.

Burime pranë Dhomës së Avokatisë bënë me dije se Komiteti që iu bën gjyqin disiplinor avokatëve është caktuar këtë të mërkurë në orën 14:00. Të njëjtat burime, saktësuan se deri këtë të hënë pranë Komisionerit të Ankimeve, autoriteti që regjistron ankimet dhe iu përcjell më pas Komitetit të disiplinës janë depozituar 13 ankime, me emra konkretë avokatësh që kanë thyer bojkotin.

Pjesa me e madhe i përkasin avokatëve që kanë marrë pjesë në seanca të caktimit të masave të sigurisë në Gjykatën e Tiranës, por nuk mungojnë edhe shkelësit në gjykatat e rretheve. Thyerja e bojkotit është cilësuar si shkelje e rëndë nga Dhoma e Avokatisë dhe përballja e shkelësve me Komitetin e Disiplinës mund t’u kushtojë deri në pezullim të përkohshëm, apo heqje të licensës.

https://www.youtube.com/watch?v=f2fzFrCpH9E

Bojkoti pa afat i avokatëve në mbarë vendin, i nisur më 30 qershor, është respektuar në pjesën më të madhe të gjykimeve në themel, fakt që nuk ka ndodhur në masat e sigurisë, ku të arrestuarit janë përfaqësuar nga avokatë kryesisht.

Në mbledhjen 7 korrikut, Këshilli i Përgjithshëm vendosi vazhdimin e bojkotit pa afat, zgjatjen me 10 ditë të bojkotit për masat e sigurisë dhe një protestë nga avokatët para KLGJ.  Nga ana tjetër, 30 minuta para mbledhjes së Komitetit të Disiplinës, Komisioni i Ligjeve në Kuvend do të zhvillojë një seancë dëgjimore me aktorët kryesorë të drejtësisë për hartën e re gjyqësore, mes të cilëve edhe përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani