Avokati: Ndryshimi i Kodit Penal, ka dispozita tërësisht të pazbatueshme

Ndryshimet e reja në Kodin Penal për shkak të pandemisë kanë hasur në kundërshtime të shumta. Për avokatin Ledio Braho, ndër të tjerët, neni që sanksionon dënime deri në 8 vite burg, në rastin e infektimit me dashje me koronavirus është faktikisht i pazbatueshëm, sepse COVID-19 ende nuk është në listën e sëmundjeve infektive me rrezikshmëri të lartë.