Avokati Visha: Ata që nuk kalojnë vetting-un, të ndiqen nga Prokuroria

Avokati Saimir Visha thotë se sistemi i drejtësisë momentalisht është jo funksional. “Me mungesën e Gjykatës së Lartë dhe atë Kushtetuese, është e pamundur të godasësh një vendim të shkallës së parë apo të apelit”, u shpreh ai në një intervistë në A2. Sipas tij duhet që prokurorët dhe gjyqtarët të cilët nuk kalojnë vetting-un duhet të ndiqen nga Prokuroria, duke pritur edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ata që kanë ankimuar vendimet. “Nuk mundesh që nga një anë t’u thuash se keni vënë pasuri kundër ligjit dhe nga ana tjetër ta gëzojnë këtë pasuri. Kjo nuk shkon”, shprehet Visha. “Nëse drejtësinë do ta shkëpusim nga politika, atëherë kemi fituar. Për aq kohë sa monitorohet nga Be dhe SHBA unë kam shpresë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2