Azilkërkues nga Lindja e Mesme shuajnë urinë duke lypur në Tiranë

Të uritur dhe të dhunuar: Shqipëria u privon refugjatëve të drejtat minimale, ky është titulli i një hetimi të “Birn” që tregon sesi, pa kushtet minimale, dhjetëra azilkërkues nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, e shuajnë urinë duke lypur ushqim në qendër të Tiranës, ndërsa denoncojnë qendrën në Babrru, si një vend ku lulëzojnë bandat. Vladimir Karaj, nga “reporter.al”, foli më shumë për këtë temë në Dita Jonë.