Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Babagjyshët dhurojnë spektakël mes peshkaqenëve

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2019, 12:23 | Lifestyle
Babagjyshët dhurojnë spektakël mes peshkaqenëve

Të notosh dhe të dhurosh spektakël mes peshkaqenëve. Këtë mënyrë kanë zgjedhur babagjyshët në Rio De Zhaneiro, të cilët për minuta të tëra kanë argëtuar fëmijë e të rritur brenda akuariumit gjigant në kryeqytetin brazilian.

“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Është magjike për ne, por edhe për fëmijët që të shohin babagjyshin në ujë, të shohin se si luajnë babagjyshët me peshkaqenët”, tha Volmerde Aguar Salvador, punonjës në akuariumin e Rio de Zhaneiros.

Tashmë në të gjithë botën ka nisur gara për idenë më origjinale të babagjyshëve. Ndër vite, roli i babagjyshit merr një rëndësi të veçantë. Ka nga ata që zgjedhin të hidhen me parashutë, të garojnë në vrap apo edhe miss e mister babagjyshi. Gara sapo ka nisur e deri më 31 dhjetor, do të shohim qindra ide origjinale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani