Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Babani dorëzon gjurmët, do të verifikohen në Itali: Tani ia lemë gjyqit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 12:39 | Politikë
Babani dorëzon gjurmët, do të verifikohen në Itali: Tani ia

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ishte këtë të mërkurë në tiranë. Ai  dorëzoi gjurmët e gishtërinjve pranë policisë shkencore dhe po përgatitet për mbrojtjen ndaj akuzave të ngritura ndaj tij nga Partia Demokratike.

Eridian Salianji, juristi i partisë socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të jetë avokati në këtë betejë. Por për strategjinë e mbrojtëse, Babani është konsultuara paraditen e kësaj të mërkure dhe me Besa Nikëhasanin, prokuroren e shkarkuar nga dy shkallët e vetting-ut dhe që çështjen e saj e ka dërguar në Strasburg.

Takimi u krye pak metra larg kryesisë së Kuvendit, ku deputetët zhvillonin mbledhjet nëpër komisione, ndërsa për A2, vetë Babani u shpreh sedo të ndjekë rrugën ligjore, duke nisur nga dhënia e gjurmëve. Shenjat e gishtërinjve do të dërgohen për verifikim në Itali, për të parë nëse Kryebashkiaku i Vaut të Dejës ka apo jo identitete të tjera.

PD e akuzon atë se është dënuar dhe dëbuar në vitin 1994 në Siçili për vjedhje makinash, pasi u arrestua me ermin e tjetërsuar Marq Babaj. Burime të A2 thonë se pas këtyre denoncimeve të opozitës , Kryeministri Rama ka kontaktuar Babanin duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme nëse akuzat ishin të vërteta. Por Kryebashkiaku e ka garantuar për pastërtinë e tij. A2 mësoi gjithashtu se të premten Rama do të thërrasë një tjetër mbledhje për rajonin e veriut, ketë herë në Shkodër.

https://a2news.com/2019/09/16/pd-nxjerr-dokumentin-mark-babani-ka-vjedhur-makina-ne-sicili/
https://a2news.com/2019/09/16/ka-vjedhur-makina-ne-sicili-reagon-babani-te-shkojne-ne-prokurori/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli